Zyrtare/ Edlir Tetova arrin akordin, emërohet trajner i Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 15:24

Zyrtare/ Edlir Tetova arrin akordin, emërohet trajner i Lushnjës

Edlir Tetova është emëruar trajner i ekipit të Lushnjës. Pas largimit të Klodian Duros, klubi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

-800-0-ea4d5a2c4bbb95d3374ccf97287485ef

Tetova u shkarkua nga drejtimi i Egnatias për mungesë rezultatesh ku në 8 javë kampionat arriti të grumbullonte 9 pikë. Ndërkohë tashmë është emëruar në krye të një skuadre tjetër e cila është në krizë. Drejtuesit e ekipit kanë zgjedhur të besojnë në aftësitë e tij trajnuese për të dalë nga kjo situatë aspak e mirë për lushnjarët.

Rikujtojmë që Egnatia tashmë ka emëruar në krye të rrogozhinasve trajnerin Shpëtim Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"