ZYRTARE/ E priste Skënderbeu, mesfushori grek firmos për dy vite me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 15:42

ZYRTARE/ E priste Skënderbeu, mesfushori grek firmos për dy vite me Egnatian

Egnatia ka prezantuar një tjetër futbollist. Skuadra rrogozhinase ka bërë zyrtare grekun Timis Bardis. Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në Kategorinë Superiore.

TIMIS BARDIS

“Panorama Sport” mëson se mesfushori grek ka qenë pranë marrëveshjes me Skënderbeun, por Egnatia është treguar më konkrete dhe ka joshur mesfushorin që së fundmi ka luajtur në Izrael me skuadrën e Makabi Ahi Nazareth.

Lajmin e zyrtarizimit të Bardisit e ka bërë vetë publike skuadra e Egnatias ku me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” i ka uruar mirëseardhjen 24-vjeçarit.

SKEDA E LOJTARIT –

bardis 1

bardis 2

NJOFTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS –

“Welc?me Timis BARDIS !

Mesfushori 24-vjeçar firmos per 2 sezone me KF Egnatia?”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"