ZYRTARE/ E papritur, trajneri kryeqytetas konfirmon largimin nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 17:40

ZYRTARE/ E papritur, trajneri kryeqytetas konfirmon largimin nga Laçi

Ditën e sotme, bëri bujë lajmi se trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, kishte braktisur stërvitjen e sotme të skuadrës kurbinase, duke mos u paraqitur për të drejtuar seancën e programuar, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Luftëtarit në transfertë.

mergjyshi

Pas dy humbjeve radhazi, trajneri pasi kishte mbyllur analizën taktike për ndeshjen ndaj Kukësit, ishte larguar, dhe sot nuk ishte paraqitur në stërvitje.

“Po, e kam mbyllur me Laçin”, deklaroi pak minuta më parë për “Panorama Sport” trajneri kryeqytetas, Artan Mërgjyshi, i cili i drejtoi kurbinasit deri në javën e 10-të, duke grumbulluar 16 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"