ZYRTARE/ E njofton vetë klubi, mesfushori shqiptar transferohet tek ish-skuadra e sulmuesit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 14:37

ZYRTARE/ E njofton vetë klubi, mesfushori shqiptar transferohet tek ish-skuadra e sulmuesit të Kombëtares

Tashmë është zyrtare, Herolind Shala është transferuar tek skuadra turke e Erzurumsporit. Këtë lajm e ka bërë zyrtare klubi norvegjez i Staebekut duke deklaruar se lojtari i përfaqësueses së Kosovës është shitur tek klubi i njohur turk.

HEROLIND SHALA

Pas 6 muajsh përfundon aventura e fantazistit 29-vjeçar me Staebekun ku hedh një hap të madh në karrierë ku do të luajë në Ligën e Dytë turke me ish-klubin ku u aktivizonte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Shala më parë është aktivizuar edhe me faneallat e Start, Valerenga, Lingbi, Sparta Pragë, Kazimpasha, Slovan Liberec, Ods, Notoden dhe Tolnes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"