ZYRTARE/ E njofton klubi, Serxho Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 1:00

ZYRTARE/ E njofton klubi, Serxho Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit

Tashmë është zyrtare, Serxho Ramos largohet nga Real Madrid pas 16 vitesh.

SERXHO RAMOS 1

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit, e cila njoftoi një konferencë për shtyp ditën e nesërme në të cilën Ramos do të përshëndesë tifozët e klubit. I pranishëm në konferencë do të jetë dhe presidenti i klubit, Florentino Perez i cili mendohet si arsyeja kryesore që mbrojtësi spanjoll largohet nga madrilenët.

Palët kishin kohë që ishin ulur për rinovimin e kontratës, por nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Një sezon jo i mirë ky për Ramos i cili pasi u la jashtë nga kombëtarja e Spanjës për Kampionatin Europian largohet nga Reali pas 16 vitesh në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"