ZYRTARE/ E mbylli me fitore, klubi i Serisë A largon në mënyrë surprizë trajnerin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 15:29

ZYRTARE/ E mbylli me fitore, klubi i Serisë A largon në mënyrë surprizë trajnerin e skuadrës

Udineze ka komunikuar ditën e sotme nëpërmjet faqes zyrtare të klubit se nuk do të rinovojë kontratën e trajnerit Gabriele Çiofi.

7868678

Klubi italian ka vendosur kështu pas një takimi me trajnerin në përfundim të ndeshjes së djeshme të fituar me rezultatin 0-4 kundër Salernitanës.

“Klubi i Udinezes njofton se Gabriele Çiofi nuk do ta rinovojë kontratën që skadon në 30 qershor 2022.

Shoqëria ka nisur nga puna për të programuar sezonin e ardhshëm si dhe për të siguruar stafin e ri teknik për të marrë rezultatet më të mira të mundshme, me ambicien dhe pasionin që kemi treguar gjithmonë.”, ka qenë komunikata e Udinezes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"