ZYRTARE/ E konfirmon vetë klubi, ish-fantazisti i Çelsit firmos me skuadrën e sulmuesit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 15:06

ZYRTARE/ E konfirmon vetë klubi, ish-fantazisti i Çelsit firmos me skuadrën e sulmuesit të Kombëtares

Aventurë e re për fantazistin e njohur, Marko Marin. 32-vjeçari ka firmosur kontratë me skuadrën e Ferencvaroshit, nga ku do të bëhet shok ekipi edhe me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

marko marin

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi hungarez me anë të postimeve në kanalet e saja zyrtare.

Më parë Marko Marin ka qenë pjesë edhe e Çelsit, Fiorentinës, Sevijas, Verder Bremen, Anderleht, Trabzonspor, Borusia Mysheglabah, Al-Ahli, Crvena Zvezda dhe Al-Red.

Në palmaresin e tij, Marko Marin ka dhe dy Europa Liga të fituara në sezonin 2012/2013 me Çelsin dhe 2013/2014 me Sevijan.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"