ZYRTARE/ E konfirmon vetë kapiteni, futbollisti largohet nga Laçi pas 3 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2022 | 13:55

ZYRTARE/ E konfirmon vetë kapiteni, futbollisti largohet nga Laçi pas 3 vitesh

Aleksandar Ignjatoviç largohet zyrtarisht nga Laçi. Kapiteni i ka thënë lamtumirën kurbinasve me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ku i falënderon të gjithë për këto 3 vite te Laçi:

IGNJATOVIC

“Është koha për të thënë mirupafshim. Dua të falënderoj të gjithë me ata që ishin me mua këto 3 vite. Gjatë këtyre viteve ia dolëm të arrinim suksese historike për klubin. I uroj të gjithëve të mirat në jetë dhe Zoti ju ruajtë të gjithëve.”, ishte postimi i 34-vjeçarit serb, i cili tani del zyrtarisht një lojtar i lirë pas skadencës së kontratës me kurbinasit.

Ignjatoviç më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Fejnordit, Novi Pazar, Honved.

286561772_362415205882114_4283260722980646676_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"