ZYRTARE/ E konfirmon klubi, sulmuesi shqiptar bashkohet me skuadrën që shkëlqeu në Premier Ligë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 21:50

ZYRTARE/ E konfirmon klubi, sulmuesi shqiptar bashkohet me skuadrën që shkëlqeu në Premier Ligë 

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri nuk do të jetë më pjesë e Bazelit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zvicerian, që nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së futbollistit 23-vjeçar.  

Zeqiri

Kështu pas një sezoni në Basel, Zeqiri do duhet të rikthehet te Brajton në Premier Ligë, klub që ka në pronësi kartonin e sulmuesit. Vlen të theksohet se Brajtoni ishte padyshim një nga surprizat më të bukura të Premier Ligës këtë sezon, me në krye trajnerin Roberto De Zerbin. 

ze qi ri

Gjasat janë të mëdha që Zeqiri të largohet nga klubi anglez, pasi nuk është në planet e Brajtonit. Kujtojmë që për 23-vjeçarin, u pagua plot 3.5 milionë paund nga anglezët. Me Brajtonin Zeqiri është aktivizuar vetëm 9 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"