Zyrtare/ E konfirmon klubi, Mançester Siti tërhiqet nga Super Liga Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 22:50

Zyrtare/ E konfirmon klubi, Mançester Siti tërhiqet nga Super Liga Europiane

Tashmë është zyrtare! Mançester Siti është tërhequr nga Super Liga Europiane, duke thelluar kështu hendekun për sa i përket kësaj Lige të re, që ka shkaktuar debate të shumta në opinionin sportive ndërkombëtar.

City-12-600x360

Lajmi për tërheqjen është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”.

“Mançester Siti mund të konfirmojë se ka nisur procedurat formalisht për t’u tërhequr nga Super Liga Europiane”, shkruhet në njoftimin e klubit. Kjo le të kuptohet se “qytetarët”, s’do të jetë pjesë e projektit që ende pa marrë jetë, është duke u shpërberë.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"