ZYRTARE/ E konfirmon dhe Barcelona: Bartomeu nuk është më president i klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 21:15

ZYRTARE/ E konfirmon dhe Barcelona: Bartomeu nuk është më president i klubit

Edhe në rrugë zyrtare, Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës. Klubi katalanas konfirmoi lajmet e mediave të huaja se 57-vjeçari nuk do të drejtojë më klubin blaugrana.
ElXIeK_XEAgRa5s
Tashmë, klubi shkon drejt zgjedhjeve të reja, që janë planifikuar të mbahen në fillim të muajit të ardhshëm.


Mediat prestigjioze të futbollit europian raportuan më herët se Bartomeu u dorëhoq bashkë me bordin drejtues pas zhgënjimeve të mëdha në sezonin e fundit, ku nuk fitoi asnjë trofe. Goditja që shkaktoi rrënimin e tij ishte konflikti me Lionel Mesin, i cili kërcënoi në verë se do të largohej nga “Kamp Nou”. Bartomeu nuk i hapi derën, por pas 6 vitesh me suksese dhe dështime, Bartomeu i hap rrugën ndryshimeve te Barcelona.

E PAPRITUR/ “Bombë” nga Spanja: Presidenti i Barcelonës dorëzohet, jep dorëheqjen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"