ZYRTARE/ E kërkonte Lacio e Sarrit, ish-sulmuesi i Interit firmos me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 13:47

ZYRTARE/ E kërkonte Lacio e Sarrit, ish-sulmuesi i Interit firmos me skuadrën e…

Stevan Jovetiç është bërë lojtari i ri i skuadrës së Hertës së Berlinit. Ish-sulmuesi i Interit, Mançester Sitit, Fiorentinës dhe Monakos, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti gjerman.

JOVETIC 1

Malazezi 31-vjeçar do të nisë një aventurë të re me Hertën e Berlinit ku do të gjejë aty dhe Kevin Prince-Boateng, i cili pak javë më parë u transferua tek klubi bardheblu.

Sfumohet kështu pista e Italisë më konkretisht Lacio e Mauricio Sarrit, ku ish-trajneri i Juventusit do ta mirëpriste me krahëhapur sulmuesin malazez.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"