ZYRTARE/ E kërkonte gjithë Superiorja, ish-i i Partizanit transferohet te Shkëndija e Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 22:26

ZYRTARE/ E kërkonte gjithë Superiorja, ish-i i Partizanit transferohet te Shkëndija e Tetovës

Erald Çinari ka zgjedhur që aventurën e tij ta vazhdojë në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës.

cinari

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi kuqezi duke konfirmuar transferimin e sulmuesit 26-vjeçar.

Për të ishin të interesuara shumë klube nga Superiorja pas përfundimit të kontratës në Turqi me Samsunsporin, mes tyre dhe ish-klubi i tij, Partizani.

Gjithsesi duket se klub i shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka arritur të mposhtë konkurrencën me klubet e Superiores dhe ka siguruar shërbimet e Çinarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"