ZYRTARE/ E kërkonin në Superiore, Dinamo bën goditje e radhës në merkato nga… Pogradeci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2020 | 15:55

ZYRTARE/ E kërkonin në Superiore, Dinamo bën goditje e radhës në merkato nga… Pogradeci

Miklovan Pere, është lojtari i radhës që largohet nga Pogradeci dhe kalon te skuadra e Dinamos. 7897FC57-4F5F-436F-AB7F-0DC4DE4E4B50

Klubi kryeqytetas nëpërmjet faqes zyrtare, njofton afrimin e kapitenit të Pogradecit. Pere zhvilloi një sezon të shkëlqyer me liqenorët, teksa kjo ka bërë që në gjurmët e tij të vihen disa ekipe. Në prezantimin që i bën lojtarit për tifozët, Dinamo

shkruan se për Peren kishte interesime nga Kategoria e Parë, por edhe nga Superiorja, por ai zgjodhi të vazhdojë karrierën te blutë.

Njoftimi i klubit:

FK Dinamo siguron edhe firmën me kapitenin e Pogradecit, Miklovan Pere i cili ishte tepër entuziast mbi projektin e klubit.

Dinamovitët kanë mposhtur konkurrencën me disa ekipe të kategorisë së parë dhe asaj superiore, duke gjetur akordin përfundimtar me mbrojtësin 29-vjeçar.

Lojtari me mjaft eksperiencë dhe shënues i 6 golave sezonin e shkuar në kampionat, është i fundit nga 4 futbollistët pogradecarë që garantojnë kualitet dhe mentalitet fituesi, duke parë edhe statistikat e sezonit që lamë pas.

Këta lojtarë janë zgjedhur me kujdes nga presidenti, i cili i ka marrë me bindje të plotë në skuader. Ai kërkon të mbajë raporte të mira, transparente dhe profesionale me të gjitha klubet e futbollit në vend, ndërsa cilëson se çdo lëvizje është kryer brenda të gjitha rregullave të federatës shqiptare dhe merkatos në tërësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"