ZYRTARE/ E kërkonin disa klube, talenti Ademi vendos për të ardhmen. Zbulohet skuadra ku do të luajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:23

ZYRTARE/ E kërkonin disa klube, talenti Ademi vendos për të ardhmen. Zbulohet skuadra ku do të luajë

Albion Ademi do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me skuadrën e Djugarden, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 4-t në elitën e futbollit suedez.

ADEMI

Sulmuesi i talentuar shqiptar, i cili shkëlqeu me skuadrën e Mariehamn në Finlandë, duke shënuar edhe 14 gola.

Në gjurmët e futbollistit ishin vënë skuadra si Bazeli, Trabzonspori dhe AZ Alkmari, por lojtari ka vendosur të vazhdojë karrierën në Suedi me skuadrën e Djugarden.

Ka qenë vetë Ademi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar largimin nga Finlanda dhe ka zbuluar skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"