ZYRTARE/ E kërkoi Kukësi dhe Partizani, Ferhan Hasani firmos me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 16:34

ZYRTARE/ E kërkoi Kukësi dhe Partizani, Ferhan Hasani firmos me…

Ferhan Hasani ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga Kukësi dhe Partizani, por tashmë spekulimet për të ardhmen e 29-vjeçarit kanë marrë fund.hasani

Ditën e sotme Hasani ka firmosur me ekipin me të trofeshëm në Finlandë, HJK Helsinki. Lojtari ka firmosur kontratën 1-vjeçare me klubin finlandez, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Pas Uolfsburgut, Bronbysë, Shkëndijës së Tetovës dhe Al Raedit, Helsinki është skuadra e pestë për futbollistin.

Prej tre muajsh Hasani ishte një lojtar i lirë pasi kishte mbyllur kontratën e tij me skuadrën nga Arabia Saudite, dhe Partizani me Kukësin dëshironin të përfitonin nga kjo situatë për ta marrë në ekipet e tyre respektive, por pa sukses.

Lajmin për kalimin te skuadra finlandeze e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili ka postuar një foto me bluzën e ekipit të ri në “Instagram”.


View this post on Instagram

New club new challenge ?⚪️ @hjkhelsinki Thank you @wespiremanagement

A post shared by Ferhan Hasani (@ferhanhasani) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"