ZYRTARE/ E afroi në verë, Laçi dërgon mesfushorin në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 23:41

ZYRTARE/ E afroi në verë, Laçi dërgon mesfushorin në Kategorinë e Parë

Brajan Zhoel Rodrigez u afrua te Laçi në merkaton e verës, duke nënshkruar me kurbinasit për 3 sezone. Megjithatë mesfushori nuk ka gjetur minutat e dëshiruara te skuadra bardhezi, duke luajtur vetëm në 2 ndeshje, një në Kupë dhe një në kampionat.

222

Në mënyrë që të ketë më shumë minuta për lojtarin, drejtuesit e Laçit kanë vendosur që ta huazojnë në Kategorinë e Parë te Tomori, deri në fund të sezonit.

Një mundësi e mirë kjo edhe për Rodrigez, pasi do të ketë më shumë minuta dhe të përshtatet me futbollin shqiptar.

145931140_220311843072811_3475862660954402434_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"