ZYRTARE/ Dritan Smajli merr drejtimin e klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2019 | 11:53

ZYRTARE/ Dritan Smajli merr drejtimin e klubit të Kategorisë së Parë

Shënkolli është përforcuar me sponsorë të tjerë, siç është Kristian Gjidoda, i cili më parë ka themeluar akademinë “Porto”, që merr pjesë në Superiore me U-17-ën dhe U19-ën. Ekipi është drejtuar në ndeshjet nga ish-futbollisti i njohur lezhjan, Dritan Smajli. Pas disa raundesh bisedime, ai është ulur tashmë zyrtarisht në krye të stolit të Shënkollit.

Smalji

E konfirmon lajmin vetë ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Tiranës, Kukësit etj., teksa për “Panorama Sport” është shprehur: “Kam dy vjet që e kam lënë futbollin dhe i jam kushtuar trajningut, pasi kam marrë kualifikimin e duhur në këtë fushë dhe tani jam i certifikuar si trajner. Sezonin që lamë pas kam qenë trajner i U-17-ës te Porto, që më vonë u shndërrua në Shënkoll dhe ia dolëm të kualifikohemi deri në finale të kampionatit kombëtar, duke u shpallur nënkampionë.

Pas grumbullimit të Shënkollit pata një ofertë nga bordi drejtues i tij, konkretisht nga Artan Djala dhe Kristian Gjidoda, për të marrë drejtimin e skuadrës që financojnë. Vendosa ta pranoj ofertën dhe tani jam trajner i Shënkollit zyrtarisht. Ka gati një muaj që kam nisur stërvitjen me dy seanca ditore, ndaj skuadrën e kam të ngarkuar fizikisht. Megjithatë, në dy miqësoret e fundit më ka ngrohur paraqitja e saj. Me Mirditën fituam thellë, por skuadra nuk ishte ashtu siç dëshiroj.

Smajli

Po luanim me një ekip të një kategorie më poshtë, gjithsesi nuk pësuam dhe kjo ka rëndësi për mua. Jemi në fund të formatimit të skuadrës, kemi marrë mjaft futbollistë cilësorë, si portierin Demi, mbrojtësin Sadush Danaj dhe sulmuesin Ildi Gruda. Gjithashtu kemi provuar edhe tre futbollistë afrikanë dhe dy prej tyre po na bindin. Besoj se deri në startin e kampionatit do të jemi plotësisht gati, ndërsa objektivat do t’i vendosim shkallëshkallë, sipas mundësive”.

Preng Gjikola- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"