Zyrtare/ Drita shpallet kampione pas 15 vitesh, Prishtina e Mirel Josës nuk ia del (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 17:59

Zyrtare/ Drita shpallet kampione pas 15 vitesh, Prishtina e Mirel Josës nuk ia del (Video)

Drita e Gjilanit është shpallur kampion në Kosovë pas 15 vitesh, teksa barazuar pa gola ndaj Prishtinës në finalen e titullit. Skuadrës së Mirel Josës i duhej një fitore me 2 gola e më shumë diferencë, për tu shpallur ata kampionë, por kjo gjë nuk ndodhi.

Drita

Në minutën e 32-të, mbrojtësi Debatik Curri la skuadrën kryeqytetese me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje antisportive ndaj kundërshtarit. Ndërsa në minutën e fundit të lojës është ndëshkuar me karton të kuq. Duke bërë që skuadra ta mbyll takimin me 9 veta.

Drita55

Drita e mbylli kampionatin në krye me 67 pikë në 33 ndeshje, 3 më shumë se Prishtina e vendit të dytë. Titullia kampion rikthehet në qytetin e Gjilanit pas 15 vitesh, ndërsa vlen të theksohet atmosfera e zjarrtë në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj, e cila ngjate me një ndeshje Europiane. Ky ishte titulli i dytë i Dritës në historinë e futbollit kosovar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"