ZYRTARE/ Drita godet në merkato, prezanton mesfushorin që u shpall kampion me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 20:47

ZYRTARE/ Drita godet në merkato, prezanton mesfushorin që u shpall kampion me Teutën

Ish-mesfushori i Teutës, Iran Zhunior Gonçalvez do të vijojë karrierën te Drita e Gjilanit. Fantazisti që u shpall kampion me durrsakët para 2 sezonesh, ka zgjedhur t’i bashkohet gjilanasve, pas aventurës jo fortë pozitive te Ulpiana, që nuk arriti të mbijetonte në elitën e futbollit kosovar.

iran-junior

Gjithsesi duket se paraqitjet e brazilianit kanë bindur drejtuesit e Dritës, për ta bërë pjesë të skuadrës. Ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje. Klubi i Dritës në rrjetet sociale shkruan: “Iran Junior është futbollisti më i ri i klubit tonë, FC Drita, ku edhe nënshkroi kontratë tri vjeçare me ne.

Ish-anëtari i KF Teutës dhe se fundmi i KF Ulpianës i është bashkuar Dritës dhe sot ishte jetë pjesë e stërvitjeve me klubin tonë.

Edicionin që shkoi Junior ka zhvilluar 30 ndeshje në Superligën e Kosovës  dhe ka shënuar 5 gola. FC Drita i dëshiron suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"