Zyrtare/ Drenica nuk kursehet me lojtarët nga Shqipëria, mesfushori nga Kategoria e Parë i bashkohet Bledar Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 12:30

Zyrtare/ Drenica nuk kursehet me lojtarët nga Shqipëria, mesfushori nga Kategoria e Parë i bashkohet Bledar Devollit

Drenica po “thith” në mënyrë të vazhdueshme futbollistë që janë aktivizuar në Shqipëri. Klubi drenicak ka afruar së fundmi mesfushorin e Turbinës, Klevis Shaqën. Lajmi u konfirmua nga klubi cërrikas në faqen zyrtare ku saktëson se kalimi i 21-vjeçarit në Kosovë është bërë me mirëkuptim mes dy klubeve.

240318 (1)

Këtë merkato janari, Drenica ka pritur një fluks të madh futbollistësh që kanë patur përvojë në Shqipëri, sidomos në Superiore: Behar Ramadani, Eglentin Gjoni, Donald Rapo, Dionis Çikani.

Kujtojmë që në këtë aspekt ka ndikuar dhe trajneri i Drenicës Bledar Devolli, i gjatë karrierës ka drejtuar Kastriotin, Kamzën, Luftëtarin, Tomorin, Bylisin dhe Tiranën U-19.

Njoftimi i Turbinës

Klub Futboll Turbina njofton arritjen e marrveshjes me KF Drenicen per transferimin e futbolistit Klevis Shaqe . I uroj Sukses Klevisit ne karrier dhe e Falenderojm per cka dha per fanellem tone.

Suksese Klevis Faliminderit

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"