ZYRTARE/ Djali i Zidanit ndryshon kontinent, Roberto Karlos zbulon ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 18:46

ZYRTARE/ Djali i Zidanit ndryshon kontinent, Roberto Karlos zbulon ekipin e ri

Enzo Zidan, djali i trajnerit të Real Madridit Zinedin Zidan do ta vazhdojë karrierën në Marok. Lajmin e ka konfirmuar ish-futbollisti i famshëm Roberto Karlos që është agjenti i Enzos.

zidan enzo

25-vjeçari ka firmosur me Uidad Kasablanka, që është një nga klubet më të suksesshme në Marok me 20 tituj të fituar. Enzo ka pasur disa aventura në Europë me Alaveshin dhe Almeria në Spanjë, me Luzanën në Zvicër por në fund ka vendosur të ndryshojë kontinent.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"