Postuar: Janar 12, 2022 | 14:17
ZYRTARE/ “Divorc” me konsensus, Bledar Devolli largohet nga detyra e trajnerit të Tiranës U-19
Tirana njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e U-19, Bledar Devollin.
Pas bisedimeve, palët kanë mbyllur në konsensus bashkëpunimin mes tyre. Devolli prej disa ditësh ka marrë detyrën e re ku është asistent i Bledi Shkëmbit te skuadra e Dinamos.
Më parë 43-vjeçari ka stërvitur skuadra si Drenica, Kastrioti, Tomori, Kamza, KEK-u, Bylis dhe Partizani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"