ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet në merkato, prezanton ish-lojtarin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 15:02

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet në merkato, prezanton ish-lojtarin e Skënderbeut

Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa së fundmi ka prezantuar afrimin më të ri në skuadër. Klaudio Hyseni është lojtari më i ri i dinamovitëve.

klaudio hyseni

Mesfushori i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Tërbunit ka vendosur që të vazhdojë karrierën me blutë, ku objektivi i këtij sezoni do të jetë ngjitja në Superiore.

Hyseni luan në mesfushë, por bën shumë mirë edhe në sulm, teksa kujtojmë se në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e Skënderbeut.

Njoftimi i klubit:

Klaudjo Hyseni që prej ditës së sotme është zyrtarisht lojtar i Dinamos.
Mesfushori 26-vjeçar i cili ka luajtur edhe në superiore me Skënderbeun e Teutën si dhe me disa ekipe në kategorinë e parë, ka zgjedhur Blutë dhe projektin e presidentit Pontrelli për vazhdimësinë e karrierës, duke hedhur edhe firmën mbi kontratën që e mban të lidhur për dy sezonet e ardhshme me fanellën dinamovite.

FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"