ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet në merkato, futbollisti 20-vjeçar firmos me kryeqytetasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 12:31

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet në merkato, futbollisti 20-vjeçar firmos me kryeqytetasit

Dinamo duket se nuk ka ndërmend të ndalet ne merkato, teksa së fundmi aknë zyrtarizuar firmën me një tjetër lojtar.

ENGLIS KODRA

Bëhet fjalë për portierin Englis Kodra, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Butrintit, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Luftëtarit dhe Internacionalit. Nëpërmjet faqes zyrtare klubi dinamovit njofton firmën me portierin 20-vjeçar, i cili ishte prej disa ditësh në provë me skuadrën dhe ka bindur stafin me cilësitë e tij.

Njoftimi i klubit:

Englis Kodra vishet Blu!

FK Dinamo mendon edhe për të ardhmen, duke afruar edhe lojtarë të rinj me perspektivë. I tillë është edhe rasti i portierit 20-vjeçar Kodra, i cili prej ditësh ishte bashkuar me skuadrën në stërvitje ndërsa ka bindur stafin për t’i ofruar një kontratë.
Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Butrintit, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Luftëtarit si dhe FC Internacional.

ENGLIS KODRA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"