ZYRTARE/ Dinamo nuk ka të ndalur në merkato, firmos një tjetër lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 14:11

ZYRTARE/ Dinamo nuk ka të ndalur në merkato, firmos një tjetër lojtar

Dinamo nuk ka të ndalur në mërkato. Ekipi kryeqytetas ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe një tjetër afrim.

DDD

Bëhet fjalë për mbrojtësin 24-vjeçar, Niko Paterni. Lojtari ka firmosur mbrëmjen e djeshme kontratën, ndërsa sot është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Kamarata.

Paterni ka qenë pjesë e disa skuadrave në Itali, ndërsa më parë ka fituar kampionatin, kupën dhe Superkupën me të rinjtë e Lacios.

Njoftimi i klubit:

“Nico Paterni është zyrtarisht Dinamovit!

Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur mbrëmjen e djeshme kontratën dhe sot është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Cammarata.
Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave në Itali, ndërsa më herët ka fituar edhe kampionatin, kupën dhe superkupën italiane me të rinjtë e Lazios, nën drejtimin e Inzaghit!”.

DINAMO

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"