ZYRTARE/ Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, firmos me sulmuesin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 16:53

ZYRTARE/ Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, firmos me sulmuesin e Laçit

Dinamo vazhdon me punën e përforcimit të ekipit, teksa ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi për afrimin e një lojtari tjetër.renato spahiu

Ashtu siç ishte njoftuar edhe nga “Panorama Sport”, blutë e kryeqytetit kanë transferuar sulmuesin Renato Spahiu, i cili vjen nga ekipi i Laçit. 21-vjeçari shihet me mjaft prespektivë për të ardhmen dhe drejtuesit mendojnë se kanë bërë goditjen e duhur në merkato.

Spahiu u transferua në verë te Laçi, teksa më parë ka qenë edhe pjesë e ekipeve greke të Kerkirës dhe Kronos Argiradon.

Gjithashtu nëpërmjet faqes zyrtare, Dinamo njofton se pavarësiht afrimeve të shumta, merkato ende nuk është mbyllur.

dina

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"