ZYRTARE/ Dinamo me sytë nga e ardhmja, firmos me talentin 17-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 15:01

ZYRTARE/ Dinamo me sytë nga e ardhmja, firmos me talentin 17-vjeçar

Dinamo nuk mendon vetëm për sezonin e ri, por dhe për të ardhmen. Së fundmi ‘nëndetësja’ ka firmosur me talentin kosovar Arb Shala.

sss

Shala është vetëm 17-vjeç dhe vjen nga kampionati kosvoar i futbollit ku është aktivizuar në disa ndeshje zyrtare. 17-vjeçari pritet t’i bashkohet Akademisë dhe njëkohësisht të stërvitet me skuadrën e parë, pasi cilësitë dhe talenti e bëjnë një lojtar të pjekur.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Dinamos me anë të një postimi në ‘’Instagram’’ duke i uruar mirëseardhjen talentit Shala.

Postimi i Dinamos

Arb Shala, firmos për Dinamon
Arb Shala është pjesë e Dinamos. Mesfushori ofensiv 17-vjeçar vjen nga kampionati Kosovar ku ka zhvilluar disa ndeshje zyrtare dhe është një vlerë e shtuar e grupit të futbollistëve potencial për të ardhmen e klubit!

#mirësevjenShala #ForcaDinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"