ZYRTARE/ Dinamo i plotëson dëshirën trajnerit Kamarata, sjell ish-futbollistin e Partizanit dhe Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 12:09

ZYRTARE/ Dinamo i plotëson dëshirën trajnerit Kamarata, sjell ish-futbollistin e Partizanit dhe Bylisit

Dinamo siguron një tjetër përforcim për sezonin e ri. Dëshira e trajnerit Fabricio Kamarata për të patur dhe një sulmues shqiptar është realizuar sot. 18-herë kampionët e Shqipërisë arritën të transferonin 24-vjeçarin Ardit Jaupaj.
120668155_10164388688350416_7794777912364613392_o
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të “Bluve”. Futbollisti kuçovar ka qenë pjesë e Partizanit, Bylisit dhe Feronikelit. Sezoni e fundit, ai luajti me Engatian në Kategorinë e Parë.

Njoftimi i Dinamos

✍ Ardit Jaupaj është lojtari i ri i Dinamos.

Sulmuesi 24-vjeçar i cili ka dalë nga akademia e Partizanit si dhe me eksperiencë në disa ekipe si Bylis, Egnatia apo edhe Feronikeli në Kosovë, ka firmosur kontratën që e vesh Blu në sezonin e ri.

FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!

jaupaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"