ZYRTARE/ Dinamo “boshatis” Pogradecin, i merr liqenorëve edhe mbrojtësin e spikatur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2020 | 13:29

ZYRTARE/ Dinamo “boshatis” Pogradecin, i merr liqenorëve edhe mbrojtësin e spikatur

Dinamo duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e radhës në skuadër. 

07696EC7-FC15-40EE-9F24-C7191498AA88

Pas sulmuesit Artion Alillari dhe mesfushorit Kevi Berberi, Dinamo ia ka marrë Pogradecit edhe mbrojtësin, Emiliano Hidri.

Ky i fundit ishte një nga lojtarët më të spikatur te liqenorët në sezonin e fundit ku iu afruan shumë afër Superiores.

Nga sezoni i ardhshëm, Hidri do të mbajë veshur fanellën e Dinamos, ku objektivi do të jetë ngjitja në Superiore.

10AAA869-4F08-429B-89C0-9C67AC76AB95

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"