ZYRTARE/ Dinamo blindon sulmin, ish-futbollisti i Laçit që ka luajtur në Itali firmos me blutë e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 21:13

ZYRTARE/ Dinamo blindon sulmin, ish-futbollisti i Laçit që ka luajtur në Itali firmos me blutë e kryeqytetit

Dinamo ka blinduar sulmin! Kryesuesit e Kategorisë së Parë, kanë transferuar në orët e fundit të merkatos, futbollistin Amarlido Gjoni. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare, teksa bëhet me dije se drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit deri ne vitin 2025.

dinamo

23-vjeçari hapat e parë të futbollit i ka hedhur në Shqipëri, te klubi i Laçit, ndërsa deri në gjysmën e parë të sezonit aktual e ka zhvilluar karrierën në Itali me skuadrat Montebelluno, Cartigliano dhe së fundmi Cjarlins Muzane. Vlera në treg e Gjonit sipas “Transfermarkt” është 50 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"