ZYRTARE/ Dinamo afron edhe sulmuesin e Kombëtares U-21, ja kur do të jetë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 20:16

ZYRTARE/ Dinamo afron edhe sulmuesin e Kombëtares U-21, ja kur do të jetë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi

Nuk ka më dilema, Mario Gjata është zyrtarisht futbollist i Dinamos! Blutë arritën të fitonin “derbin” në merkato ndaj Partizanit, duke rrëmbyer kështu futbollistin e Shpresave, i cili do të bashkohet me Harizajn dhe Gjatën, me të cilët shkëlyqen te Apolonia.

Gjata Shpresat

Klubi kryeqytetas bën me dije, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, se pas përfundimit të grumbullimit me kombëtaren U-21, Gjata do të vihet në dispozicion të trajnerit Shkëmbi për të vijuar përgatitjet!

Tekniku korçar tashmë do të ketë një repart ofensiv të kompletuar, ku Gjata, Çinedu dhe Skuka janë 3 alternativa për majën e sulmit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"