Zyrtare/ Devolli prezantohet si trajneri i ri i klubit kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 18:34

Zyrtare/ Devolli prezantohet si trajneri i ri i klubit kosovar

Ashtu siç pritej, Bledar Devolli është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së KEK-ut. Gjirokastriti është prezantuar sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot duke marrë menjëherë drejtimin e klubit. Devolli do të zëvendësojë, ish-trajnerin Xhengis Rexhepin, i cili u largua nga klubi kosovar disa ditë më parë.

Devolli KEK-u

Kujtojmë që klubi i KEK-ut militon në Kategorinë e Parë, në futbollin kosovar dhe trajneri shqiptar do të synojë ngjitjen në Superligë. Në Shqipëri, Devolli ka drejtuar Luftëtarin, Bylisin dhe Kamzën. Këta të fundit i udhëhoqi drejt Superligës në sezonin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"