ZYRTARE/ Destinacion surprizë për Kejlor Navas, portieri huazohet tek klubi anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 12:42

ZYRTARE/ Destinacion surprizë për Kejlor Navas, portieri huazohet tek klubi anglez

Portieri i PSG-së Kejlor Navas është huazuar te Notingham Forest deri në fund të sezonit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook.fbl-fra-ligue1-psg-lens-16-scaled-1PSG shpreson që Navas të shkëlqejë në mënyrë që ta shesë më lehtë dhe përfundimisht verën e ardhshme. Me këtë largim, Serxhio Riko bëhet portieri numër dy i skuadrës

Rikujtojmë që 36-vjeçari fitoi dy tituj kampion francez dhe u zgjodh portieri i sezonit 2020/2021 në Francë. Gjithashtu Navas ka qenë për 5 sezone tek Real Madridi ky fitoi edhe trofeun me veshë të mëdhenj, Championsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"