ZYRTARE/ Çudirat nuk kanë fund! Trajneri i ekipit anglez shkarkohet 8 orë para sfidës dhe më pas… humbasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 14:28

ZYRTARE/ Çudirat nuk kanë fund! Trajneri i ekipit anglez shkarkohet 8 orë para sfidës dhe më pas… humbasin

Nuk kanë fund çudirat në futboll!

SHOTA ARVELADZE

Klubi i njohur anglez, Hull Siti ka shkarkuar trajnerin Shota Arveladze, 8 orë përpara startit të ndeshjes.

Një lajm që ka habitur opinionin sportiv dhe jo vetëm.

Skuadra e “tigrave” zhvilluan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e saj ku u mposhtën me rezultatin 0-2 në shtëpi ndaj Luton, e vlefshme për javën e 12-të në Championship-in anglez.

Hull Siti ndodhet në vendin e 20-të dhe numëron 5 humbje radhazi në kampionat.

Vendin e trajnerit të shkarkuar e mori Endi Douzon, që do të jetë teknik i përkohshëm i skuadrës.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"