Zyrtare, Cuculi rikthehet te Shkëndija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2015 | 16:55

Zyrtare, Cuculi rikthehet te Shkëndija

cuculiIsh mbrojtësi i partizanit, Ardian Cuculi, rikthehet në Maqedoni te Shkëndija e Tetovës. Klubi dhe lojtari kanë arritur akordin për një bashkëpunim 2-vjeçar dhe tashmë është zyrtarizuar kalimi i tij te Shkëndija.

Cuculi vitin e kaluar ishte ndër më të mirët te Partizani i ku arriti të sigurojë pjesëmarrje në eliminatoret e Ligës së Europës me këtë ekip.

“Normal, duke parasysh se për çfarë klubi bëhet fjalë, çdo rikthim i imi sjell një emocion më të madh.

Unë vij në një ambient të njohur, kthehem në shtëpinë time dhe shpresoj që së bashku me bashkëlojtarët e tjerë, me gjithë drejtuesit, do të arrijmë qëllimin, që Shkëndija të arrijë atje ku i ka objektivat“, – deklaroi Ardian Cuculi në prezantimin e tij si futbollist i Shkëndijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"