ZYRTARE/ Bylisi vazhdon të godasë në merkato, “tris” prezantimesh nga ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 11:17

ZYRTARE/ Bylisi vazhdon të godasë në merkato, “tris” prezantimesh nga ballshiotët

Bylisi vazhdon të godasë në merkaton e janarit, duke u munduar të ngrejë një skuadër të fortë për të arritur objektivat.

Collage Maker-29-Jan-2023-11.16-AM

Së fundmi ballshiotët kanë bërë një “Tris” prezantimesh, me tre lojtarë të rinj që i bashkohen skuadrës.

Tomojuki Doi, Vasil Zogos dhe Ergi Hodo janë prezantuar si futbollistët më të rinj të ekipit ballshiot.

Sulmuesi japonez vjen nga skuadra e Fuxhedës nga shteti aziatik dhe do të jetë një vlerë e shtuar për repartin e avancuar.

Vasil Zogos rikthehet dhe njëherë te Bylisi, pas disa aventurave në Greqi dhe SHBA.

Sa i përket Hodos, ai bashkohet me ekipin e parë të Bylisit, pasi më parë ishte pjesë e akademisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"