Zyrtare/ Bylisi mbetet pa trajner, largohet edhe Stavri Nica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 12:00

Zyrtare/ Bylisi mbetet pa trajner, largohet edhe Stavri Nica

Ka zgjatur shumë pak aventura e Stavri Nicës në pankinën e Bylisit. Tekniku 63-vjeçar nuk do të drejtojë më skuadrën mallakastriotë për shkak të problemeve shëndetësore.

nica

Atij i duhet të udhëtojë jashtë vendit për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Lajmi është bërë publik nga faqe zyrtare e Bylisit në “Facebook”.

NJOFTIMI NE FAQEN ZYRTARE TE BYLISIT

Bylis

Zyrtare

Sot trajneri Stavri Nica ka kontaktuar me presidencen dhe pjesetare te stafit duke i uruar suksese per momentet e bukura qe kaluan se bashku. Madje, Nica ka shtuar se per momentin do te terhiqet pasi do te kryeje nje nderhyrje jashte vendit!

Ne emer te gjithe Mallakastres, Faleminderit Profesor Stavri Nica!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"