ZYRTARE/ Bomber prej Prishtinës, Teuta prezanton sulmuesin nga Gana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 19:08

ZYRTARE/ Bomber prej Prishtinës, Teuta prezanton sulmuesin nga Gana

Dihej prej kohësh, por vetëm ditën e sotme është zyrtarizuar kalimi i sulmuesit Basit Abdul Khalid tek Teuta. basit abdul khalid teuta

23-vjeçari nga Gana, i cili prej sezonit 2016-2017 luante me Prishtinën, u largua në ditët e fundit të merkatos nga klubi kryeqytetas i Kosovës, dhe zgjodhi të vazhdojë karrierën në Durrës. Ditën e sotme ai është prezantuar edhe zyrtarisht në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” me fanellën e “djemve të detit”.

Në Superligën e Kosovës me Prishtinën, Khalid ka shënuar plot 30 gola dhe ka dhënë 11 asistime, në tre sezonet që kaloi atje.

basit abdul khalid

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"