ZYRTARE/ Blerje brenda Superiores, Kukësi merr lojtarin e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 11:05

ZYRTARE/ Blerje brenda Superiores, Kukësi merr lojtarin e Luftëtarit

Kukësi ka siguruar transferimin e ish-futbollistit të Luftëtarit Redon Dragoshi.
dragoshi
Lajmi u konfirmua nga klubi verilindor në faqen zyrtare. Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur për dy vite me nënkampionët e Shqipërisë.

Verilindorët vazhdojnë të përforcohen për sezonin e ri.  Dragoshi është blerja e katërt e Kukësit në këtë sezon pas portierit Anxhelo Tafa, sulmuesit Albin Gashi dhe Zenel Gavazajt.

Njoftimi i Kukësit

Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Dragoshi e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Tiranës, teksa së fundmi është aktivizuar me Luftëtarin në Kategorinë Superiore duke zhvilluar 23 ndeshje.

✅ Dragoshi kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në këtë mënyrë, ekipit tonë i shtohet një tjetër futbollist kuksian.

? 20-vjeçari nga Kukësi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Dragoshi! Mirësevjen Redon ??

Skeda e Lojtarit:
Emri: Redon Dragoshi
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.87 m
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Tirana U17-U19, Erzeni, Luftëtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"