ZYRTARE/ Bie poshtë kontrata me Alavesh, Çinari për 3 vite i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 23:53

ZYRTARE/ Bie poshtë kontrata me Alavesh, Çinari për 3 vite i kuq

Partizani ka prezantuar Eraldo Çinarin si goditjen e fundit në merkato. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq tregon se ka arritur marrëveshjen me Vllazninë për blerjen e kartonit të shkodranit me titull definitiv.

40421249_914368778757519_2637703845001560064_n

Në këtë mënyrë, bie poshtë kontrata me spanjollët e Alavesh, e cila është cilësuar si e parregullt dhe 21-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Shqipëri. Çinari ka firmosur kontratë 3 vjeçare me Partizanin dhe do të mbajë numrin 7 që në të kaluarën mbahej nga Progni.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi njofton se ka arritur marrëveshjen me KF Vllaznia për blerjen e kartonit të Erald Çinarit me titull definitiv. Klubi dhe mesfushori shkodran me tipare sulmuese kanë nënshkruar sot kontratën e cila e zyrtarizon 21 vjeçarin për tre vitet e ardhshme pjesë të Partizanit. Çinari i cili është prezantuar në ambjentet e klubit , do të mbaj në fanelë numrin 7 dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit.

Cinari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"