ZYRTARE/ Betejë për një “biletë” në EURO 2020, UEFA zgjedh stadiumin e derbit Maqedoni e Veriut-Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2019 | 18:56

ZYRTARE/ Betejë për një “biletë” në EURO 2020, UEFA zgjedh stadiumin e derbit Maqedoni e Veriut-Kosovë

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, derbi ballkanik Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të zhvillojnë takimin e parë për fazën play-off të EURO 2020 në stadiumin “Toshe Proeski” të Shkupit.

uefa

960-600-skopie

Pas propozimeve të Federatës Maqedonase të Futbollit, qeveria europiane e futbollit e ka mirëpritur kërkesën e autoriteteve maqedonase të futbollit për të lejuar zhvillimin e takimit të parë mes dy fqinjëve në stadiumin më të mirë të Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë që kjo sfidë do të zhvillohet në 26 mars, ora 20:45. Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve për të garantuar se cila kombëtare do presin biletat e fundit për në EURO 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"