ZYRTARE/ Besa godet në merkato, firmos me mesfushorin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2019 | 17:26

ZYRTARE/ Besa godet në merkato, firmos me mesfushorin e njohur

Besa bën një afrim me vlera, në kuadër të përforcimit të skuadrës për sezonin e ri. Klubi kavajas, ka zyrtarizuar ditën e sotme, firmosjen me mesfushorin Alfred Zefi.

alfred zefi besa

Mesfushori 27-vjeçar është aktivizuar gjatë karrierës së tij me Laçin, Korabin, Kamzën dhe së fundi me Bylisin. Është një lojtar mjaft luftarak, që do t’i bëjë shumë punë Besës në mesfushë. Për këtë lojtar ishte interesuar së fundmi edhe Kastrioti, por kavajasit kanë lëvizur më shpejt.

Më parë me këtë skuadër janë bashkuar disa lojtarë të rinj, si Shaqe, Hoxha dhe Shimaj, por kuptohet që në Kategorinë e Parë duhen elementë me përvojë për të arritur objektiva madhorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"