ZYRTARE/ Besa bën afrimin e radhës në merkato, firmos një portugez për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 16:36

 ZYRTARE/ Besa bën afrimin e radhës në merkato, firmos një portugez për sulmin

Besa ka bërë një tjetër goditje të rëndësishme në merkato. Kavajasit kanë firmosur me portugezin Roxherio Miguel Reis Silva, i cili vjen nga qipriotët e Olimpiakos Nikosias.

ROXHEIRO DA SILVA

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar që luan si sulmues krahu, kryesisht në të majtë. Ai ka qenë pjesë e disa ekipeve në Portugali, e ka nisur me të rinjtë e Portos, por më pas është aktivizuar në kategoritë inferiore në vendin e tij, për të kaluar në Qipro në vitin 2018.

Tani ka vendosur të veshë fanellën e Besës në Kategorinë e Parë në Shqipëri, ndoshta me synimin për të pasur më shumë hapësirë, pasi sezonin e fundit është aktivizuar vetëm në 9 ndeshje. Për Besën mund të jetë një element i vlefshëm, por të dhënat e Reis Silvas nuk është se janë fort impresionuese. Në gjithë karrierën e tij ai ka shënuar 4 gola, një shifër shumë e ulët kjo për një sulmues.

Gjithsesi, ai mund të shpërthejë me kavajasit sezonin e ri. Trajneri Ndriçim Kashami, me afrimin e portugezit Reis Silva kompleton sulmin, ku më parë ka ardhur edhe braziliani Nunjes Kaina, por edhe Jurgen Peqini.

Besa-Portugezi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"