ZYRTARE/ Befason Ndriçim Shtubina, firmos me klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 18:10

ZYRTARE/ Befason Ndriçim Shtubina, firmos me klubin e Kategorisë së Parë

Pasi zyrtarizoi trajnerin Gugash Magani, skuadra e Egnatias, nuk ka humbur kohë, për të zyrtarizuar një tjetër goditje të bujshme në merkato.

Dushkaj Shtubina

Bëhet fjalë për futbollistin shkodran, Ndriçim Shtubina, i cili ka nënshkruar me rrogozhinasit. Kujtojmë që mesfushori me titpare sulmuese së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë në Kategorinë Superiore, ndërkohë që më herët është aktivizur me shumë skuadra në Superligë, si Kukësi, Laçi, etj.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Ndriçim Shtubina nënshkruan me FK Egnatian. Shkodrani Ndriçim Shtubina është përforcimi radhes i FK Egnatias në merkato. Mesfushori me tipare sulmuese dhe presidenti Agim Demrozi kanë arritur akordin për të vazhduar së bashku projektin e nisur me trajnerin Gugash Magani Shtubina ka luajtur me disa ekipe në Superligë si Vllaznia, Kukësi, dhe Laçi.

Ndricim Shtubina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"