ZYRTARE/ Bardheblutë i largojnë nga kryeqyteti, Tirana do të presë Bylisin në stadiumin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 8:30

ZYRTARE/ Bardheblutë i largojnë nga kryeqyteti, Tirana do të presë Bylisin në stadiumin e…

Tirana do të presë në ndeshjen e radhës Bylisin. Takimi ishte planifikuar të luhej në Tiranë në “Air Albania”, por gjërat kanë ndryshuar. Në stadium janë planifikuar për t’u zhvilluar disa koncerte dhe në këto kushte ndeshja nuk do të zhvillohet në kryeqytet. FSHF-ja ka vendosur që takimi të luhet ditën e enjte në Rrogozhinë. Takimi do të nisë në orën 16:00 si të gjitha sfidat e tjera të Superiores.

rrogozhina

U vendos kështu, sepse veç stadiumit “Air Albania”, “Selman Stërmasi” është në një gjendje të degraduar, Elbasani, Durrësi dhe çdo fushë tjetër ishte e zënë, ndërsa tek “Arena e Demave”, Tirana nuk luan.

Edhe pse të gjithë janë duke menduar llogaritjet se si mund të shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 27-të. Edhe pse gjithë historinë mund ta rrotullosh me shifrat opsione dhe çdo mundësi tjetër, fakt është që Tirana ka vetëm një rrugë që të shpallet kampione e Shqipërisë. Në dy ndeshjet e ardhshme të marrë dy fitore.

Pra, gjashtë pikë. Thënë më shkurt, ashtu siç e ka thënë edhe Shehi, titulli është në dorën e Tiranës. Një barazim dhe një fitore dhe dy fitore të Partizanit do të sillnin barazim pikësh.

Në këto kushte do të shihen përballjet direkte mes dy skuadrave. Në këtë rast, Partizani është përpara, sepse ka marrë 7 pikë, ndaj 4 të Tiranës dhe automatikisht të kuqtë do të shpalleshin kampionë të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"