ZYRTARE/ Barcelona mbush arkën, shet dy futbollistë në minutat e fundit të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 19:47

ZYRTARE/ Barcelona mbush arkën, shet dy futbollistë në minutat e fundit të merkatos

Skuadra gjermane e Lajpcigut ka bërë një goditje në merkato duke afruar mesfushorin e Barcelonës, Iliaks Moriba.

moriba

18-vjeçari nuk ishte më në planet e Barcelonës pasi kërkoi shifra të çmendura për rinovimin, dhe Lajpcig është hedhur menjëherë në sulm duke siguruar shërbimet e një talenti mjaft premtues. Vetë trajneri Kuman i bëri dalje Moribas në një konferencë të disa ditëve më parë duke deklaruar se 18-vjeçari dhe babai i tij mendojnë vetëm për paratë.

Operacioni është mbyllur mbi bazën e 16 milionë eurove ndërsa për lojtari ka firmosur për 5 vite me skuadrën gjermane.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit të Lajpcig në rrjetet sociale duke njoftuar tifozët për blerjen e minutës së fundit. Ndërkohë mbrojtësi i krahut Emerson Rojal ka plotësuar kalimin e tij tek skuadra e Totenhemit për shumën e 25 milionë eurove. Katalanasit rregullojnë disi financat e klubit në këtë fund merkatoje duke shitur Manajn, Rojal e Moriba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"