Zyrtare/ Bajerni zgjedh trajnerin e ri, ja kush do ta zëvendësojë Jup Hejkensin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 9:09

Zyrtare/ Bajerni zgjedh trajnerin e ri, ja kush do ta zëvendësojë Jup Hejkensin

Niko Kovaç është trajneri i ri i Bajernit të Mynihut. Dje në orët e vona të mbrëmjes, shtypi gjerman zbuloi se është arritur marrëveshja mes klubit kampion dhe trajnerit të Eintraht Frankfurtit. 46-vjeçari ka mbajtur për dy sezone veshur fanellën e bavarezëve dhe gjatë periudhës 2001- 2003 ish-mesfushori ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Hejkes

Aty ka fituar titullin dhe Kupën e Gjermanisë. Drejtuesit prej kohësh ishin vënë në kërkim të pasuesit të Hejkensit dhe pasi u “prishi” planet Theli, që zgjodhi të firmoste për PSG-në, gjigantët gjermanë kanë përzgjedhur kroatin për të ardhmen e stolit.

jup hejnkes

Mbetet për t’u parë nëse Kovaç do të mund të implementojë filozofinë e përhershme të Bajernit: triumf me lojë të bukur. Kovaç mësohet se ka firmosur për dy vite me opsion rinovimi, por Bajerni duhet të paguajë për të, sepse kontrata me Frankfurtin i skadon në 2019-ën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"