Zyrtare/ Bajerni nënshkruan me Vagner, sulmuesi habit me numrin e fanellës  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2017 | 13:54

Zyrtare/ Bajerni nënshkruan me Vagner, sulmuesi habit me numrin e fanellës  

Bajerni ka zyrtarizuar para disa minutash transferimin e sulmuesit, Sandro Vagner, nga ekipi i Hofenhaimit. Lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv, Hasan Salihamixhic, dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020.

vagner

Vagner ka qenë lojtar i akademisë së Bajernit në të shkuarën, ndërsa këtë sezon sulmesi ka bërë paraqitje shumë të mira te Hofenheimi. Ai pritet të konkurrojë Levandovskin për një vend në formacion.

sandro-wagner-fc-bayern-munchen_3l785632fb341nqnk5ag6ii5r

Ajo që ka habitur më shumë nga prezantimi i tij ka qenë numri që ka zgjedhur të mbajë në fanellë. Vagner do të mbajë numrin 2 të Bajerni, gjë që nuk jemi mësuar ta shohim te sulmuesit.

wagner

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"