ZYRTARE/ Bajerni “godet” në merkato, afron portierin gjerman me parametra zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2020 | 15:12

ZYRTARE/ Bajerni “godet” në merkato, afron portierin gjerman me parametra zero

Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e pasuesit të Manuel Nojerit.

alexander-nubel-fc-schalke-1569559293-26088

Aleksander Nubel, aktualisht portieri i Shalkes, në fund të sezonit mbetet i lirë dhe nga data 1 korrik do të bashkohet me klubin e Bajernit.

23-vjeçari shihet si një portier me shumë cilësi dhe në Gjermani pritshmëritë nga ai janë të mëdha.

Nubel dhe Bajern ka rënë dakord që tani dhe kampionët e Gjermanisë  do të afrojnë në skuadër një lojtar me parametra zero.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"